Trazira në Shkup, mllefi i protestuesve shpërngul shqiptarët
Shkup- Duket se nata ka kaluar e qetë, por kryeqyteti maqedonas ka qenë nën mbikqyrje e forcave të policisë gjatë gjithë natës.
Patrulla policie dhe forca speciale kanë qarkulluar nëpër rrugët e qytetit për të ruajtur qetësinë dhe rendin pas demonstratës së dhunshme të organizuar mbrëmjen e djeshme nga qindra protestues maqedonas në rrugët e Shkupit.
Gjatë protestës së mbrëmshme janë shkaktuar dëmë të mëdha materile dhe në mëngjes qyteti është përfshirë nga ekipet e pastrimit të cilët kanë filluar menjëhërë nga puna për të pastruar rrugët nga xhamat dhe gurët si dhe disa dyqane dhe makina të shkatërruara. Po ashtu si pasojë e pasigurisë së krijuar shqiptarët që banojnë në lagjet e trazuara kanë filluar të largohen nga banesat pasi ndihen të rrezikuar.
Siç raporton sot ‘INA’ në dallim nga netët e tjera, mbrëmë nuk janë regjistruar bllokada totale të rrugëve në lagjet Draçevë dhe Radishan nga huliganë maqedonas që izolojnë lagjet dhe rrugët që lidhin shqiptarët me zona të tjera të qytetit.
Ornela Bubeqi/IDEA/