E Diel, 1 Nëntor 2026

Padia për shpifje, Apeli kthen për rigjykim çështjen Kuliçaj-Balla

TIRANË- Gjyata e Apelit ka kthyer për rigjykim për shkelje procedurale cështjen Kulicaj-Balla. Deputeti socialist është dënuar me gjobë në muajin tetor të vitit 2011 nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pas padisë së ngritur ndaj tij nga nëndrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj. 

Menjëherë pas vendimit deputeti i PS-së deklaroi se gjykata e Apelit rrëzoi një vendim absurd politik, ndërkohë nënvizoi se i qëndron deklaratave të bëra në adresë të Kulicaj.

Gjykata e Tiranës ka gjobitur me një vendim të marrë në 28 tetor të viti 2011 deputetin e PS Taulant Balla për shpifje me 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim, pas akuzave të bëra në adresë të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj për përfshirje në afera korruptive dhe kriminale në policinë e shtetit. 

Ndërkohë një ditë më parë një tjetër deputet i PS, Sajmir Tahiri u paraqit në Gjykatën e Tiranës i paditur nga zv/drejtori i policisë Agron Kulicaj për shpifje. Tahiri i kërkoi gjykatës përjashtimin e gjyqtares Fatime Decolli për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin, si gruaja e ish-kandidatit të PD, për kryetar Bashkie në Berat.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›