E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, protestuesit gurë kryeministrisë, arrestohen dhe 5 fëmijë

SHKUP- Më shumë se 1 mijë persona kanë protesuar dje pasdite përpara godinës së qeverisë, në Shkup të Maqedonisë. Protestuesit kërkuan zbardhjen e vrasjes së 5 të rinjve maqedonas që u vranë në Smilkovc.

Protesta nisi në orën 17:00 pasdite ku protestuesit që mbanin flamurët maqedonas në duar kënduan këngë antishqiptare dhe thirrje po kundra shqiptarëve. U desh ndërhyrja e policisë që të shpërndahej turma e irrituar që godiste me gurë godinën e qeverisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) njoftoi përme një komunikate për shtyp se ka ndaluar dhe ka marrë në pyetje dhjetëra persona, prej të cilëve siç thuhet pesë janë fëmijë.

Sipas policisë, protesta e dhunshme ka qenë e paparalajmëruar pranë organeve të rendit dhe se ajo ishte organizuar përmes rrjeteve sociale të internetit, ku mbi 1000 protestues ishin tubuar rreth orës 17.00 para Qeverisë dhe më pas protestuan dhunshëm nëpër rrugët e Shkupit.

MPB thekson se protesta ka vazhduar me thirrje parullash dhe sulme me gurë dhe sende të forta në drejtim të objektit të Qeverisë, ku janë thyer dhe disa nga xhamat e objektit.

Në informacionin e publikuar thuhet se gjatë përleshjes së policisë me protestuesit janë plagosur dy pjesëtarë policie. 

MPB ka theksuar se Sektretariati i Punëve të Brendshme në Shkup ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë në Shkup si dhe gjetjen e të gjithë personave të tjerë te perfshire në protestën e djeshme.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 5 vrasjet në Maqedoni, protesthet me thirrje antishqiptare në Shkup Ish-komandanti i UÇK: Vrasjet në Smilkovc nga shërbimet sekrete

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›