E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, javë test për qeverinë, “zinxhir” grevash në vend

ATHINE- Mes një zinxhiri grevash votohen të enjten në Parlament projektligjet e Ministrisë së Financave për disa ndryshime substanciale në statusin e nëpunësve civilë (sistemi i punës rezervë, lista e pagave të unifikuara dhe sistemi i ri tatimor), projektligje të cilat deri tani kanë hasur në rezistencë të madhe.

Pritet me interes qëndrimi që do të mbajnë deputetët e PASOK-ut në votimin e këtyre projektligjeve.

Deputeti Thomas Robopoulos ka njoftuar se nesër do të japë dorëheqjen, ndërsa ish-Ministrja e Punës Luka Kaceli ka bërë të qartë se nëse nuk ndryshon, nuk do ta votojë nenin 37 të projektligjit që “ngrin” kontratat e punës deri në fund të planit afatmesëm.

Pakënaqësi për nenin 37 ka shprehur edhe deputeti tjetër i PASOK Odisea Vuduris, por nuk ka sqaruar nëse do ta votojë ose jo atë.

Frontet e “luftës” që qeveria ka hapur me shoqërinë, për shkak të ndryshimeve në kategoritë e ndryshme profesionale dhe për shkak të gjitha masave që janë marrë deri tani, kanë shkaktuar nervozizëm dhe pakënaqësi në grupin parlamentar të PASOK.

Java e ardhshme pritet të jetë tepër e vështirë edhe për shkak të grevave që kanë nisur dhe të tjerave që paralajmërohen se do të zhvillohen në Greqi.

Të mërkurën dhe të enjten sindikatat e sektorit publik dhe privat do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme 48-orëshe, ndërsa dhjetëra punonjës të profesioneve të ndryshme kanë njoftuar greva e protesta për ditët e ardhshme.

Policia është e përgatitur të marrë masat për të ndërhyrë në rastet që ndikojnë në interesin publik, për të mos dhënë përshtypjen se shteti është paralizuar.

- Punonjësit e taksave do të kryejnë dy greva 48-orëshe nga 17-20 tetor

- Një grevë 48-orëshe më 18-19 tetor do të zhvillojnë punonjësit e Bankave.

-Nga data 17-19, anijet do të mbeten të ankoruara në portet në të gjithë vendin, për shkak të grevës.

- Grevë 24-orëshe e gazetarëve më 18 tetor.

- E vazhdueshme deri më 21 tetor, greva e mjekëve të sigurimeve shëndetësore (IKA).

- Grevë e punonjësve të administratës lokale të martën.

- Do të mungojnë avokatët grekë deri në 19 tetor.

- 10 ditë duke filluar nga e hëna, do të zhvillojnë një grevë zyrtarët e Ministrisë së Financave.

- Në një grevë 5 ditore që nesër zyrtarët e Gjykatës.

- Në pozicione “beteje” janë profesorët dhe mësuesit që do të ndalojnë punën me greva gjatë javës.

- Grevë e përgjithshme e sindikatave të sektorit shtetëror dhe privat të paralajmëruara për datën 19 Tetor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›