Aksident në Fushë Krujë-Milot, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë tre automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa mësohet se gjendja e tyre shëndetësore mbetet e rëndë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.