Tiranë, zjarr pranë depozitave të karburantit, lëndohen 3 persona
TIRANË- Një depozitë karburanti ka shpërthyer mbrëmjen e e sotme pranë fshatit Domje në kryeqytet në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.
Zjarri mori përmasa të mëdha, por fatmirsisht u arrit të lokalizohej në kohë falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.
6 automjete zjarrëfikëse arritën menjëherë pranë depozitave të karburanteve, ndërsa një numër i madh forcash të policisë së rendit si dhe të ndërhyrjes së shpejtë morën pjesë në këtë operacion.
U deshën më shumë së një orë e gjysmë kohe që flakët e zjarrit të lokalizoheshin në mënyre që të mos përfshiheshin prej tyre edhe 5 depozitat e tjera të karburantit.
(e.m/BalkanWeb)