E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia Kapja e Mlladic prioritet shteteror

Kryetari i Keshillit kombetar per bashkepunimin me gjykaten e Hages Rasim Lajic ka deklaruar se arrestimi i te shumekerkuarit Ratko Mlladic eshte prioritet per Serbine.

Deklarata e Lajic erdhi pas kritikave te kryeprokurorit Serge Bramertz se Beogradi nuk po bashkepunon sa duhet me Hagen.

Serbia vazhdon me intensitet te plote kerkimet per te akuzuarin Ratko Mlladic pasi arrestimi i tij eshte prioritet shteteror per Beogradin ka pohuar Lajic.

Ai ka shtuar me tej se ka mbetur i befasuar nga deklaratat e Bramertz duke kujtuar se ishte qeveria serbe ajo qe dorezoi ne Hage avokaten Jelena Rashic e cila dyshohej se kishte korruptuar deshmitaret qe te flisnin ne favor te te akuzuarit Milan Lukic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›