Greqi prifti merr peng biznesmenin
Nje ngjarje e pazakonte ndodhi ne ishullin e Kretes ne Greqi. Nje prift 37 vjec mori peng nje biznesmen 52-vjecar dhe qelloi ne ajer me kallashnikov.
Ngjarja ndodhi mbremjen e se shtunes dhe eshte pare nga qindra banore te zones. Biznesmeni i materialeve te ndertimit u mor peng nga prifti dhe vellai i tij per motive ende te panjohura.
Pasi prifti e ka pyetur per emrin 57-vjecarin e ka kercenuar me arme dhe i ka thene qe te futet ne bagazhin e tij ku nuk ka hezituar te qelloje me kallashnikov ne ajer. Viktima eshte marre me dhune eshte goditur me tyren e kallashnikovit dhe pas dy oresh pengmarrje eshte lene i lire.
Ende nuk dihen motivet e kesaj ngjarjeje te pazakonte nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te priftit dhe po heton per zbardhjen e rrethanave.
Metropoliti njoftoi perjashtimin e menjehershem te priftit nga detyra.