E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapen 2 shqiptarë, po vidhnin ish bazën amerikane në Kretë

ATHINE-Arrestohen 2 të rinj shqiptarë që u kapën duke vjedhur në ish bazën ushtarake amerikane Gouves, në Iraklio të Kretës.
Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur 3 shqiptarë kishin hyrë në ish bazën ushtarake amerikane në ishull, për të cmontuar dhe vjedhur pajisjet elektrike, që ndodheshin aty. Gjatë natës 3 shqiptarët kishin hyrë në ambientet e bazës dhe arritën të çmontojnë një motor elektrik me vlerë 400 €. Gjithcka deri në këtë moment po shkonte mirë, derisa kur po e transportonin, u pikasën me motorin në duar nga policia, që patrullonte zonën.
Njëri prej tyre, arriti të largohet dhe të shpëtojë, ndërsa dy shqiptarët e tjerë, të moshës 28 dhe 29 vjeç, u tronditën kur u kapën në flagrancë me motorin në duar dhe u arrestuan menjëherë nga forcat e policisë.
Të dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurori, ndërkohë që është në kërkim edhe personi i tretë që arriti të largohet. Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Policisë së ishullit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›