Bastet, UEFA përjashton Fenerbahçen nga Champions
STAMBOLL- UEFA ka përjashtuar turqit Fenerbahçes nga Champions League, pas skandalit të basteve ku është përfshirë ky klub. Hetimi i nisur nga Prokuroria e Stambollit, që ka arrestuar edhe presidentin e Fenerbahçes Aziz Jildirim, ka çuar në këtë vendim. Në fakt, në Turqi nuk është marrë ende asnjë vendim, madje Fenerbahçe konsiderohet si klubi kampion në fuqi, por UEFA është informuar për gjithçka. Pas përjashtimit, ajo nuk ka caktuar ende se kush do i zëvendësojë turqit në shortin e Ligës së Kampioneve që do të hidhet të premten në Zyrih.
Harbuzi
Në skandalin e basteve që ka përfshirë futbollin turk dhe që ka çuar në arrestimin e 30 personave, është përmendur edhe emri i shqiptarit nga Kosova Labinot Harbuzi. Mesfushori i Gençlerbirligit u thirr në Departamentin e Policisë së Stambollit për të dëshmuar së bashku me gjashtë bashkëlojtarë të ekipit nga Ankaraja. Arsyeja ishte biseda telefonike para ndeshjes Fenerbahçe - Gençlerbirligi e luajtur gjatë muajit prill. Të dyshuar janë një zyrtar i lartë i Fenerbahçes dhe një person tjetër, që për policinë tashmë për tash është i panjohur. “Asnjëherë nuk më ka mërzitur kjo. Nuk do të përzihesha në asnjë mënyrë në këto lojëra, aq më tepër që në atë ndeshje nuk kam luajtur fare”, ka thënë sot Labinot Harbuzi.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)