E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët në krah të Murinjos: S’ka ndjesë për Barcelonën

ITALI- Debati mbi Zhoze Murinjon është ndezur sërish në Spanjë, pas një komunikate të portugezit, në të cilën ai u kërkonte falje vetëm tifozëve të Realit për gjestin e shëmtuar në klasiken me Barcelonën. Në shtypin spanjoll, kjo ndjesë e tij ka qenë kryefjala e ditës në të gjitha të përditshmet. Edhe këtë herë tekniku portugez ia ka dalë mbanë të bëjë për vete tifozët e Realit.

“Reali është një klub gjigand, që gjithnjë ka kërkuar falje kur ka qenë për t’u bërë, por këtë herë Murinjo ka bërë gjënë e duhur”, thotë për Reuters një tifoz i Realit jashtë stadiumit “Bernabeu”. “Ai bëri atë që duhej, u kërkoi falje vetëm tifozëve të Realit. Këtë duhet të bëjnë edhe katalanasit”, shprehet Manuel Porras, një tjetër fans i Realit. Federata Spanjolle ka njoftuar nisjen e një hetimi për gjestin e trajnerit portugez, që rrezikon deri 12 javë pezullim. Një veprim, për të cilin klubi i Realit është shprehur i habitur dhe i ka kërkuar Federatës të hetojë edhe provokimet e pësuara nga skuadra e tyre gjatë asaj sfide.

“Është e padrejtë, - thotë një tjetër tifoz. – Murinjo i kërkoi falje njerëzve të duhur, atyre që i paguajnë rrogën, por duhet të kërkojë falje edhe Barcelona”. Të martën, në shtypin europian qarkulloi një lajm, sipas të cilit Murinjo ishte mërzitur me drejtuesit dhe donte të largohej. Menjëherë më pas portugezi reagoi duke thënë se ata që duan largimin e tij, vetëm mund të ëndërrojnë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›