E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapen 2.8 kg kokainë, arrestohet një shqiptar

Policia greke ka sekuestruar 2.8 kg kokainë ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e saj, një shtetas shqiptar.
 

Mësohet se sasia e drogës është kapur nga policia greke në Follorinë, në një makinë që kishte kaluar kufirin përmes pikës kufitare të Kapshticës.
 

Gjatë kontrollit të automjetit me targa shqiptare e cili drejtohej nga një 29-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur policia greke ka arritur të gjejë të fshehur sasinë e drogës në rezervuarin e gazit të mjetit.
 

Sipas policisë greke droga ishte e paketuar në 4 pako të cilat kishin gjithsej 2 kg e 849 gramë kokainë ndërsa gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 90 euro, 30 dollarë , 5200 lekë, 3 karta krediti dhe 2 celularë të cilat iu sekuestruan.
 

Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›