E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, 12 të arrestuar në dy operacione të policisë

Në sajë të dy operacioneve të zhvilluara nga drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës ka rënë në pranga 12 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se në një prej operacioneve janë arrestuar 10 persona të cilët dyshohen se janë pjesë të një grupi të strukturuar kriminal me tendencë vjedhjen e automjeteve ndërsa në operacionin e dytë janë prangosur 2 persona të cilët akuzohen për vrasje në bashkëpunim.
 

Ndërkohë pritet që policia e qytetit bregdetar të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për dy operacionet e zhvilluara dhe për identitetin e të arrestuarve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›