Vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë, kapen 2 autorët

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit Leonard Latifaj.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Erland Zeka 24 vjeç dhe Florian Hataj 23 vjeç të cilët dyshohen se në bashkëpunim edhe me 17-vjeçarin me iniciale R. Rr i cili është arrestuar më herët nga policia kanë vrarë 25-vjeçarin Latifaj.
Ngjarja ka ndodhur më datën 31 korrik të këtij viti ku Leonard Latifaj u gjet i vrarë me një plumb në kokë pranë një lumi në fshatin Llakatund të Vlorës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë shitblerejs së një arme dhe një konflikti mes të arrestuarve dhe viktimës.