E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapen 292 kg kokainë në portin e Selanikut

SELANIK- 292 kg kokainë janë kapur sot në portin e Selanikut. Kokaina u gjet në kontenierin e një anijeje që vinte nga Paraguaji dhe sipas policisë, ajo do të futej në tregun evropian përmes Greqisë. Bëhet fjalë edhe për zbulimin dhe kapjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

Policia kundër krimit financiar dhe antidroga arrestuan këtë pasdite 9 vetë, anëtarët e këtij rrjeti trafikimi ndërkombëtar kokaine.
Sipas mediave, midis të arrestuarve janë tre argentinas, duke përfshirë një grua, katër grekë, dy shqiptarë dhe një qipriot.

Kokaina e sekuestruar është sasia e dytë e madhe, e gjetur dhe sekuestruar brenda pak kohëve në Selanik. Një sasi kokaine, me vlerë 12 milion euro, u gjet muajin e kaluar në një anije në portin e Selanikut dhe ishte e destinuar për Bullgarinë fqinje.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›