E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia, Britania dërgon helikopterë “Apache”

Helikopterë luftarakë të tipit “Apache” të Forcave Ajrore Mbretërore do të kryejnë operacione kundër regjimit në Libi.
Vendimi i qeverisë britanike tregon se konflikti kundër kolonelit Muammar Gaddafi po përshkallëzohet, duke bërë të nevojshme luftimin më pranë tokës.

Londra zyrtare, bën të ditur “The Guardian”, do të zyrtarizojë urdhërin e nisjes së helikopterëve që prej ditës së nesërme.

Anija luftarake “HMS Ocean”, me katër “Apache” në bord mund të jetë para brigjeve të Libisë brenda pak ditëve, saktëson e përditshmja britanike.

Vendimi, që vjen pas atij të marrë nga Franca, që do të dërgojë 12 helikopterë të tipit “Tiger”, të shërbejë për të mbrojtur qytetin e Misratës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›