Të huajt e Tiranës, 10 ditë kohë për rrogat
TIRANE- Futbollistët e huaj të Tiranës kanë folur me nota kërcënuese ditën e djeshme, për rrogat e prapambetura. Duke qenë se klubi u ka dhënë vetëm një rrogë nga tre që u detyrohet, ata kanë kërcënuar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore.
"Do të presim edhe 10 ditë, në rast se nuk do të na jepen paratë, atëherë do të ndjekim pista të tjera", kanë thënë ata.
Kushti për dhënien e pagesave të prapambetura ishte ai i fitimit të Kupës së Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pas kësaj. Gjithsesi, paratë që do të merren nga FSHF për fitimin e Kupës si edhe ato që do të jepen nga UEFA për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, pritet të shlyejnë detyrimet e prapambetura në klubin më të madh të vendit. Ndërkohë, një çështje dite te bardheblutë mbetet ajo e trajnerit, duke qenë se largimi i Misho Krstiçeviç, duket tashmë i vendosur.
(s.g/GSH/balkanWeb)