E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeturinat, sërish protesta në Napoli

Sërish gjendje emergjence në Napoli të Italisë për shkak të mbeturinave.
 

Situata e krijuar së fundmi ka detyruar qindra banorë të protestojnë duke bllokuar rrugët e qytetit. Ata kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së shkuar disa prej akseve kryesore të lëvizjes në qytet.
 

Plehrat në Napoli nuk hiqen prej të paktën 2 javësh, dhe për pasojë në rrugët e qytetit llogariten të jenë rreth 1200 tonë mbetje urbane.
 

Një problem i tillë është hasur edhe më parë në Napoli.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›