E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet shqiptari, la telefonin në vendin ku vodhi

ATHINE- Ndërsa ishte duke vjedhur në një shtëpi, pakujdesia i kushtoi arrestimin. Është fjala për një nga tre shqiptarët, të cilët ishin duke vjedhur shtëpinë e një 67 vjecari në Kalohori.

Rreth orës 04:00 në mëngjes, vjedhësit hynë në shtëpinë e 67 vjecarit, nga ku vodhën një orë dore, një telefon
celular dhe 200 euro. Në përpjekjet e tyre për t’u larguar pa lënë gjurmë, 23 vjecarit shqiptar i ra celulari nga xhepi. Më vonë ai kuptoi se ai e ka humbur telefonin dhe mendoi se atë e ka marrë bashkëpunëtori i tij 36 vjecar. Gabimi i tij ishte se i ra telefonit, i cili ishte tashmë në duart e një polici.

Ky i fundit iu përgjigj thirrjes duke u shtirur si një person i panjohur, që kishte gjetur një celular. Kur shqiptari shkoi në takim, në vend që te merrte telefonin, u vu në pranga së bashku me bashkëpunëtorin e tij 22 vjecar. Ndërkohë policia është në kërkim të shqiptarit të tretë bashkëpunëtor në vjedhjet.
(a.j/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›