E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet shqiptari me armatime

ATHINE-Policia e Athinës arrestoi një shqiptar 21 vjec, të cilit iu gjetën në shtëpi armatime të llojeve të ndryshme. Hetimi për 21 vjecarin, nisi pas një incidenti që ky i fundit pati me një bashkëkombas 46 vjecar.

Policia gjeti në shtëpinë e 21 vjecarit një armë në të markës Zastava, dhe krëhërin me 14 fishekë.

Në shtëpinë e tij në Coloni të Athinës, policia gjeti dhe konfiskoi dy granata ofensive, një granatë të tipit mbrojtës, dhe pajisje të tjera. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Athinës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›