E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia: Ballkani brenda 10 vitesh në BE

LUBJANE- Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së

Ai vlerësoi se ftesa e bërë Kroacisë për t'u bërë anëtare e BE-së në vitin 2013 paraqet sukses të madh, ndërsa u shpreh se perspektiva evropiane e Serbisë është forcuar pas arrestimit të të kërkuarit të fundit të Hagës, Goran Haxhic, bën të ditur "Telegraf".

Sipas tij, Serbia këtë vit do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, e ndoshta edhe datën e fillimit të negociatave për afrim, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit për 10 vjet do të bëhen anëtare të BE-së.
(s.g/Balaknweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›