E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

KRYSTALLOPIGISË - Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë dje në pikën kufitare të Krystallopigisë në Greqi, përpara se të hynte në doganën e Kapshticës.

Për të riun ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. 23 vjecari, sipas mediave greke, ishte i regjistruar në listën e të huajve të padëshirueshëm nga autoritetet gjermane, ndaj ai kërkohej për t’u arrestuar dhe ekstraduar, i akuzuar për përfshirje në trafikim droge.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›