E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli kap Totenhemin, Siti siguron Champions

Një fitore 3-0 e arritur përballë Njukasëllit i ka dhënë Liverpulit vendin e pestë në klasifikim, me pikë të barabarta me Totenhemit. Të kuqtë e Keni Dalglish duken skuadra më në formë e Premier Ligës, ndonëse në fushë janë pa kapitenin Stiven Xherard.

Ndeshja e sotme ka qenë një dominim i Liverpulit, që shënoi në pjesën e parë me anë të Maksi Rodrigez, ndërsa në të dytën me Kajt dhe Suarez. Megjithëse ka pikë të barabarta me Spërsat, Liverpuli ka luajtur një ndeshje më shumë se ata. Ndërkohë, Mançester Siti ka siguruar praktikisht Champions League, pas fitores 2-1 të arritur dje ndaj Uest Hemit. “Citizens” ndodhen 7 pikë para dyshes Totenhem-Liverpul, që duket se kanë shpresa vetëm për shkak të matematikës, pasi në praktikë çdo gjë mund të quhet e mbyllur tashmë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›