E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, një tërmet 4,9 ballë rihter godet lindjen e vendit

BUKURESHT- Një tërmet me magnitudë 4,9 ballë rihter goditi sot rajonin Vrança në Rumaninë Lindore.

Nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.

Lëkundja është regjistruar në orën 05:24, sipas kohës lokale, 137 kilometra në thellësi dhe është ndjerë në Bukuresht, në qytete të tjera rumune si dhe në Moldavinë fqinje.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›