E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapetshqiptari, vidhtebankomatet

ATHINE- Policia e Athinës ka arrestuar një shtetas shqiptar 32 vjec, i cili së bashku me persona të tjerë në bashkëpunim, vidhte para nga bankomatet.
Sipas policisë, 32-vjeçari me një numër ende të panjohur bashkëpunëtorësh, të cilët po kërkohen, kishin vjedhur para nga 13 bankomate në rajonin Athinës.
Mënyra e vjedhjes së parave ishte nëpërmjet klonimit të kartave të bankës dhe përgjimi i PIN kodeve të klientëve të ndryshëm gjatë tërheqjes së parave.

Nga dëshmitë e të arrestuarit dhe nga ato më të hershme policia konstatoi se në këtë mënyrë ishin "tërhequr" nga bankat mbi 200 000 Euro.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›