Franca: Mund të shkëputemi përkohësisht nga zona Shengen

Franca ka paralajmëruar se mund të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen e saj në zonën Shengen të udhëtimit të lirë, si rezultat i një fluksi emigrantësh që arratisen nga Afrika Veriore.
Mbi 20 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali, pas zbarkimit në ishullin e vogël mesdhetar të Lampeduzës, pasi u arratisën nga Afrika Veriore në vijim të trazirave politike në Tunizi dhe Libi.
Zyrtarët italianë kanë nxjerrë dokumenta që u japin emigrantëve të drejta qëndrimi 6-mujore, gjë që u jep atyre mundësinë të udhëtojnë lirisht në zonën e Shengenit në Evropë.
Franca ka akuzuar Italinë se i ka pajisur refugjatët me dokumenta me vetëdije të plotë se tunizianët që flasin frëngjisht do të përpiqen të shkojnë në Francë.