“Espresso”: Mafia serbe më e rrezikshmja në Ballkan

Mafia serbe është më e rrezikshmja në Ballkan. Kështu shkruan gazeta italiane “Espresso” e cila përshkruan edhe rrugët ndërkombëtare të kontrabandës së kokainës.
Gazeta po ashtu thekson se porti i Malit të Zi është një prej katër kanaleve kryesore të kontrabandës së kokainës në botë.
Ndërsa, katër kanalet kryesore të trafikimit janë: karteli jugamerikan, mafia ballkanike, organizatat kriminale afrikane dhe ato italiane.
Ndërkohë, e përditshmja “Vijesti” thekson se disa nga mafiat më të rrezikshme në Ballkan janë ato serbe, shqiptare, rumune dhe malazeze.