Tërmet i fuqishëm 6.9 ballë në ishujt Salomon
Një tërmet me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot ishujt Salomon, në oqeanin Paqësor, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS), ndërkohë që ende nuk është dhënë sinjal për ndonjë cunami të mundshëm.
Epiqendra e tij ishte 171 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Honiara. Ishujt Salomon bëjnë pjesë në të ashtuquajturin 'rrethi i zjarrtë' i Paqësorit, ku zhvendosja e pllakave tektonike provokon tërmete dhe aktivitete vullkanike.
Më 29 shtator 2009, rajoni u prek nga një tërmet dhe një cunami, që shkaktuan 189 të vdekur në Samoa dhe Tonga