Presidenti çek zgjidhet nga populli
Parlamenti çek ka miratuar ndryshimin kushtetues që i lejon popullit të zgjedhë kryetarin dhe jo ligjvënësve.
Senati ka votuar me 49 vota pro dhe 22 kundër në favor të ndryshimit, të cilin Dhoma e Ulët e Parlamentit e ka miratuar në muajin dhjetor.
Presidentët e ardhshëm do të zgjidhen për mandate pesëvjeçare në dy raunde votimi.
Nëse asnjëri kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota do të avancojnë në raundin e dytë.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën Çeke do të mbahen në fillim të vitit 2013, kur presidenti aktual, Vaclav Klaus, duhet të japë dorëheqjen pas dy mandateve në detyrë.