Greqi, komedia"Krushqit nga Tirana”shfaqet në Selanik
SELANIK-"Krushqit nga Tirana”, komedia që mediat greke e cilësojnë një sukses komercial dhe artistik të tre viteve të fundit, u shfaq ditët e fundit edhe në Selanik.
Arti edhe në këtë rast jep mesazhe të rëndësishme, kundër racizmit, përcmimit dhe pro bashkëjetesës mes njerëzve.
Çfarë bëjnë dy prindër grekë kur vajza iu tregon se i zgjedhuri i zemrës së saj është një shqiptar? A janë ata racistë post-modernë, që identifikojnë gjithmonë fjalën "shqiptar" me fjalën "të dyshuar"? A janë të distancuar nga njerëzit e ndryshëm prej tyre? A janë të pangopur?
Përgjigjet është përpjekur t’i japë komedia me një titull paksa intrigues.
Subjekti i komedisë është i thjeshtë:
Vajza e një çifti të pasur që jetojnë në Greqinë qendrore që është studente në Londër, për festën e Pashkës sjell në shtëpi të dashurin e saj, Alfred, një bashkëstudent i saj. Duket sikur “qielli bie mbi kokë”, kur familja e Lizës mëson se Alfredi është shqiptar. Gjërat shkojnë edhe më keq dhe situatat komike shtohen, kur në Greqi vijnë prindërit e tij.
Mihalis Repas një prej dy autorëve të komedisë vë në dukje se subjekti i kësaj komedie gjendet në jetën e përditshme në Greqi. “Show është kaq i suksesshëm, sepse njerëzit aty njohin të vërtetën, të kuptojnë se arroganca dhe lakmia e grekëve na çoi në krizë. Shqiptarët janë paraqitur si një katalizator për shoqërinë greke. Familjet shqiptare janë të integruar në jetën tonë të përditshme dhe fëmijët e tyre shkojnë në shkollë me fëmijët tanë. Sigurisht për incidentet që ndodhin në Greqi, nuk duhen fajësuar vetëm ata. Nuk duhet harruar edhe fakti që 35% e shikuesve të cilët vijnë për të parë shfaqjen janë shqiptarë dhe kjo është dicka e bukur" – shprehet ai.
Aktorët që luajnë në komedi e vlerësojnë këtë shfaqje si më të mirën e autorëve, që satirizon të metat e shoqërisë greke. “Bota sot ka nevojë për të qeshur, por jo me çdo gjë dhe kjo është dicka e mirë.
Ata thonë se “teatri është një rrugëdalje e të gjithë njerëzve për të harruar problemet," dhe "pasuria nuk ka gjithmonë rezultate të mira."
(d.b/BalkanWeb)