Greqi, kryeministri Samaras bën thirrje për unitet
ATHINË - Kryeministri grek, Antonis Samaras bëri thirrje për bashkim sot, gjashtë ditë pasi u detyrua të kryente ndryshime në qeveri, si pasojë e krizës së shkaktuar nga mbyllja e radiotelevizionit publik ERT.
"Të gjithë së bashku, ne mundemi të ndërtojmë Greqinë e re, për të cilën do të jemi krenarë", deklaroi kryeministri gjatë fjalimit të mbylljes së një mbledhjeje tre-ditore të partisë së tij, Demokracia e Re.
"Ne na bashkon dashuria për vendin tonë, prandaj bashkohuni me ne për krijimin e një Greqie të re!", tha ai.
Antonis Samaras prezantoi javën e kaluar një qeveri të re koalicioni mes të djathtëve dhe socialistëve, me 41 ministra dhe sekretarë shteti, që përforcoi pozitën e PASOK-ut, si anëtari i vetëm i mbetur në koalicion.
Qeveria pësoi ndryshime nga largimi i partisë së tretë të koalicionit DIMAR, në shenjë proteste ndaj qeverisë për vendimin e mbylljes së radiotelevizionit publik ERT.
Largimi i partisë DIMAR, reduktoi mazhorancën parlamentare në 153 deputetë.
(a.k/ata/BalkanWeb)