Mjekët pediatër këshilla nënave për ekspozimin e fëmijëve në diell
KORÇË - Ardhja e stinës së verës, shoqërohet me rritje temperaturash si dhe me dëshirën e madhe për t'u ekspozuar sa më shumë në diell.
Mjekja pediatre, pranë Qëndrës Shëndetësore Nr 3, Teuta Mullxhi, këshillon nënat e reja, të tregojnë kujdes në ekspozimin e fëmijëve në diell.
“Nënat duhet të jenë të afta, ta përballojnë me sukses këtë periudhë të nxehtë të vitit. Së pari, ato duhet t’i lehtësojnë fëmijët nga veshjet e trasha. Duhet t’i nxjerrin fëmijët në ajër të pastër dhe në diell, por duke pasur parasysh se nuk duhet t’i nxjerrin në orët e pikut. Rekomandohet që fëmijët të dalin në diell, para orës 11:00, dhe pas orës 17:00”, thotë Mullxhi.
Sipas saj, një mënyrë për të përballuar ditët e nxehta është plazhi. Fëmijët mund të çohen në plazh që kur janë 2 muajsh, por prindërit gjithmonë duhet të jenë të kujdesshëm, duke marrë gjithnjë me vete medikamentet e nevojshme./
(a.k/ata/BalkanWeb)