Thaçi uron Kroacinë për anëtarësimin në BE
PRISHTINË-Me rastin e anëtarësimit të Kroacisë si anëtarja e 28 e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar homologun e tij kroat Zoran Milanoviæ dhe popullin e Kroacisë.
"Pranimi i Krocisë në Bashkimin Evropian është fitore historike dhe politike e popullit kroat dhe dëshmi se demokratizimi i rajonit tonë ka perspektive të sigurt euratlanatike", thekson ai.
Kryeministri kosovar vlerëson se, Kroacia është shembull i mirë i përparimit ekonomik, thellimit të demokracisë, zbatimit të reformave, funksionimit të fqinjësisë së mirë dhe krijimit të sigurisë në rajon, që shërben edhe për popuj dhe shtete tjera të rajonit.
"Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i gëzohen sinqerisht anëtarësimit të Krocisë në radhët e Bashkimit Evropian dhe shprehim besimin se populli kroat do të intensifikojë prosperitetin dhe lulëzimin ekonomik", shprehet Thaçi.
Kryeministri Thaçi ndodhet në Zagreb për ceremoninë me rastin e hyrjes së Kroacisë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, si shteti i 28-të. Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në 19 mars 2008.
(d.b/BalkanWeb)