E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kabuli i vë kusht SHBA për rihapjen e bisedimeve të paqes

KABU- Presidenca afgane deklaroi sot se bisedimet dypalëshe me Uashingtonin mbi çështjen e sigurisë, për momentin të pezulluara, nuk do të fillonin deri në hapjen e dialogut mes qeverisë afgane dhe talebanëve. 

Presidenti afgan, Hamid Karzai anuloi bisedimet me këtë kusht, duke treguar pakënaqësinë e tij ndaj hapjes së zyrës politike të talebanëve në Doha. 

"Negociatat për një marrëveshje dypalëshe me SHBA, që u anuluan për shkak të hapjes së zyrës politike të talebanëve në Katar, mund të rinisin pasi të kenë filluar bisedimet mes talebanëve dhe Këshillit të Lartë për Paqen", citon deklarata për shtyp a presidencës afgane.

(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›