Greqi, ligji për nështetësinë e fëmijve të emigrantëve në shqyrtim nga qeveria
Amendimi i ligjit për nënshtetësinë e fëmijve të emigrantëve ndodhet për konsultime ndërmjet tre liderëve të partive që mbështesin qeverinë, siç informoi parlamentin zëvendësministri i brendshëm, Haralambos Athanasiu, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së DIMAR, M. Jannakaki.
Sipas zëvendësministrit, nënshtetësia do të jepet me kriter bazë, pjesëmarrjen e fëmijve në sistemin arsimor grek.
“Predispozicion i Ministrisë është që të futen kritere esenciale. Lindja e një fëmije në Greqi nuk mjafton vetmevete, as qëndrimi i mëparshëm në Greqi i prindërve. Kriter esencial do të jetë edukimi i fëmijve. Nuk mund që një fëmijë grek të kryejë arsimimin e detyruar 9 vjeçar dhe mos ta kryejë fëmija i huaj. Njëlloj edhe për fëmijtë që lindin këtu dhe mësojnë këtu, po ashtu dhe për fëmijtë që lindin jashtë Greqisë dhe mësojnë këtu. Dhe po diskutojmë edhe çështjen e maturimit, sepse nuk mund që të vendosë prindi që të marrë fëmija nënshtetësinë greke, pse fëmija, kur të rritet mund të mos ta dojë”, tha zoti Athanasiu.
“Po ndryshojmë filozofinë. Nuk e japim nënshtetësinë me shpresën që emigranti të integrohet në shoqërinë greke, por ia japim nënshtetësinë si vlerësim për përpjekjet e veta”tha ai.
Nga ana e vet, deputetja Jannakaku sugjeroi dhënien e nënshtetësisë në bazë të së drejtës së qëndrimit, në të kundërt në bazë të dy kritereve dominuese ndërkombëtarisht, e drejta e gjakut dhe e territori.
“Dhënie të nënshtetësisë me bazë lindjen dhe me periudhë shumë të precizuar të qëndrimit të ligjshëm të prindërve në Greqi”, sugjeroi deputetja e DIMAR, partia e së cilës është pjesë e koalicionit qeveritar.