Ukraine gjykata kushtetuese nuk pranon zgjedhje te reja per bashkine e Kievit
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kievit në Ukrainë nuk do të mbahen para tetorit të vitit 2015. Ka qenë ky vendimi i gjykatës kushtetuese, që ka ngjallur polemika të menjëhershme dhe që ka akuzuar gjykatësin për favorizim të partisë së rajoneve, Viktor Janukoviç. Forcat politike që kundërshtojnë presidentin ukrainas deklarojnë se Janukovic nuk do të përballet me votën e qytetarëve pasi ka frikë nga humbja. Ish kryebashkiaku Cernovestki dha dorëheqjen në qershor, dhe postin e mban kreu i administratës bashkiake. Gjykata e ka justifikuar vendimin e saj me arsyen se është më mirë organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme në të gjithë vendin.