Rrezikojne te shperthejne makinerite e biletave te trenit ne Gjermani
Në Gjermani disa shpërndarës automatikë biletash treni rrezikojnë të shëprthejnë. Policia u ka kërkuar pasagjerëve që të jenë të kujdesshëm nga ndonjë rrjedhje e mundshme gazi nga këto makineri. Sipas të dhënave të para të policisë gjermane gazi është përdorur nga hajdutët për të sabotuar shpërndarësit dhe për të marrë paratë e mbledhura. Por në të paktën gjashtë raste përpjekja ka dështuar dhe gazi i përdorur ka mbetur brenda makinerive.