Greqi, "maratona" e Papadhimos për lëvrimin e këstit të 6
ATHINE - Pavarësisht se sondazhet e fundit sugjerojnë një mbështetje të gjerë të opinionit për qeverinë e Papadhimos, popullariteti i saj do të testohet realisht, kur qytetarët të shohin intensifikimin në praktikë të masave shtrënguese, të miratuara më herët nga qeveria e Papandreut.
Kryeministri i ri është nën një trysni të vazhdueshme nga Evropa për respektimin e angazhimeve, prej të cilave varet edhe lëvrimi i këstit të gjashtë të ndihmës.
Papadhimos gjatë fundjavës ka qenë në kontakt me ministrat dhe liderët e BE-së të cilët, në të njëjtën frymë, kanë kërkuar shpejtësi në veprime.
Merkel dhe Sarkozy paralajmëruan se nuk do të pranojnë vonesa të tjera. Dy udhëheqësit evropianë vunë në dukje nevojën urgjente për zbatimin e plotë të të gjitha angazhimeve të premtuara nga Athina.
Klima gjatë 45 minutave të telekonferencës mes Papadhimos dhe dy liderëve evropianë ishte e mirë, por Greqisë i duhet seriozitet dhe këmbëngulje për të rifituar besimin e plotë të partnerëve dhe huadhënësve.
Mes presionit për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së 26 tetorit, kryeministri Papadhimos do të bëjë shpallë sot programin e qeverisë së tij dhe me anë të deklaratave politike, do të përpiqet të japë një mesazh për partnerët e huaj, me qëllim rikthimin e plotë të besimit.
Procesi për votën e besimit fillon sot pasdite, dhe do të përfundojë me votimin për qeverinë.
Gjithashtu në këtë javë të rëndësishme, qeveria greke duhet të përfundojë punën për hartimin e buxhetit të vitit 2012.
Buxheti i vitit 2012 do të dorëzohet jo më vonë se e hëna e ardhshme në parlament dhe qëllimi është që të miratohet brenda nëntorit.
Buxheti i ri do të jetë subjekt i konsultimeve me Treshen, e cila pritet të kthehet në Athinë në ditët e para të kësaj jave.
Menjëherë pas Trojkës pritet në Athinë grupi i punës i Komisionit Evropian nën drejtimin e Horst Raichenmpach.
Grupi i punës pritet të nxjerrë raportin e tij për ecurinë e reformave, raport që do t'i kalojë për shqyrtim Eurogrupit.