Duel gjigandësh në Lisbonë, Bosnja sfidon "mallkimin"
TIRANE-Gjithçka e hapur në Portugali-Bosnje, e konsideruar si beteja më e fortë në plejofet e Europianit 2012. Sontë në orën 21.00, në Lisbonë, Kristiano Ronaldo and co. do të tentojnë të sigurojnë kualifikimin për në Poloni e Ukrainë, përballë një ekipi që nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion të madh. Barazimi 0-0 në Zenica erdhi pas një loje të dobët në një fushë tepër të keqe, por këtë herë treshja sulmuese portugeze Ronaldo-Nani-Postiga premtojnë një mbrëmje ndryshe.
Megjithë dominimin, Portugalia rrezikoi disfatën në ndeshjen e së premtes, pasi Vedad Ibiseviç shpërdoroi dy mundësi të mira për ekipin e drejtuar nga Safet Sushiç. Trajneri portugez Paulo Bento kërkoi durim për gjetjen e golit nga futbollistët e tij. Ai u shpreh se në stadiumin "Da Luz" pret një fushë më të mirë sesa ajo e "Bilino Poljes" në Zenica, që ndikoi jo pak në lojën e luzitanëve. "Përgatitjet tona në ndeshjen e parë u fokusuan te konkurrenca. Me kushtet që na u desh të përballeshim, treguam cilësi të mëdha dhe luajtëm në mënyrë direkte, - deklaroi Bento. - Ndonëse rezultati ishte më i mirë për ne se për Bosnjen, fakti që nuk shënuam një gol në fushë kundërshtare, na bën të mendojmë se rreziku ende nuk ka kaluar. E dimë se do të përballemi me momente të vështira, por nuk duhet ta humbim durimin. Duhet të kemi besim te stili ynë i lojës në mënyrë që të arrijmë te goli", shtoi tekniku portugez.
Bento u shpreh optimist se futbollistët e tij do të triumfojnë dhe do të sigurojnë një vend në Poloni e Ukrainë verën e ardhshme. "Nëse do të kemi të njëjtën dëshirë e impenjim që treguam në Bosnje, atëherë do të jem i kënaqur, fitojmë apo jo, - tha tekniku i Portugalisë. - Gjithsesi, besoj verbërisht se në fund të 90 minutave do të kemi një skuadër dhe një vend të lumtur", u shpreh më tej Paulo Bento.
Në krahun tjetër, boshnjakët kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe edhe pse e dinë se përballë një formacioni të mbushur me yje dhe që luan në fushë të vet, do të jetë tepër e vështirë. Mesfushori i Romës Miralem Pjaniç u shpreh se skuadra luzitane do të luajë me kundërsulm në Lisbonë. "Ne jemi ende optimistë për kualifikimin, - tha ai për uefa.com. - Nëse shënojmë një gol këtu, mendoj se do të jemi në Europian. Atyre u duhet të shënojnë dy dhe ne i kemi futbollistët për t'i ndaluar. Për mua është ende gjithçka e hapur dhe jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e madhe", u shpreh Miralem Pjaniç. Për këtë takim, trajneri Safet Sushiç pritet të hedhë në fushë një formacion të orientuar drejt mbrojtjes, me Xhekon sulmues të vetëm dhe me Pjaniç, Misimoviç e Luliç, që do të qëndrojnë pas tij në mesfushë. Problemi i vetëm është mungesa e mesfushorit Mensur Mujxha, i cili u dëmtua në ndeshjen me Francën dhe nuk do të luajë për 3 muaj.
(da.bo/BalkanWeb)