SHBA: Asad i izoluar, duhet të tërhiqet

Shtetet e Bashkuara thonë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, është gjithnjë e më tepër i izoluar, ka humbur legjitimitetin e tij për të udhëhequr dhe duhet të largohet nga detyra.
Kjo deklaratë e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest, u bë mbrëmë vonë, pasi Mbreti i Jordanisë, Abdullah, u bë lideri i parë nga vendet arabe, që kërkoi nga Asadi që të tërhiqet, për shkak të dhunës së përgjakshme nga forcat e tij të sigurisë kundër demonstruesve anti-qeveri.
Kombet e Bashkuara thonë se më se 3500 persona mendohet se janë vrarë në Siri, prej fillimit të protestave anti-qeveri në muajin mars.
Por, për këtë dhunë, regjimi në Siri ka fajësuar bandat dhe militantët.