E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ambasada e Jordanisë në Damask

Ambasada e Jordanisë në Damask u bë objekt i një sulmi, mbrëmjen e së hënës, nga një turmë mbështetësish të regjimit të Bashar al-Assad, bëri me dije agjencia jordaneze Gerasa që publikoi edhe foto të ngjarjes.

Gjithmonë sipas agjensisë, protestuesit kanë arritur të hyjnë deri në oborrin e brendshëm të ambasadës, ku kanë rrëzuar flamurin jordanez dhe kanë ngritur në vend të tij flamurin e lëvizjes Shiite të Hezbollahut.

Ky sulm erdhi pak orë pas deklaratave të mbretit Abdullah të Jordanisë, ku i bënte thirrje Bashar al Asadit, të dorëhiqej për të mirën e tranzicionit të vendit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›