E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, marshim në kujtim të ngjarjeve të 17 Nëntorit 1973

ATHINE - Në zhvillim e sipër është marshimi që kryhet cdo vit në Athinë, pranë ambasadës amerikane, marshim që përbën kulmin e aktiviteteve përkujtuese të ngjarjeve të përgjakshme të Politeknikumit, 38 vjet më parë.

Rreth 7.000 policë patrullojnë nëpër rrugë për të parandaluar sulmet. Policia ka urdhëruar mbylljen e stacioneve të metrosë në qendër të Athinës.

Përveç rrugëve rreth ambasadës së SHBA-së, prani të madhe të policisë ka veçanërisht pranë ministrive, Parlamentit, në afërsi të ambasadave dhe universitete.

Për shkak të manifestimit, policia ka urdhëruar ndryshime edhe në trafikun e mjeteve, në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›