E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Monti perballet me votebesimin

Qeveria e re italiane pritet të përballet me votëbesimin sot dhe nesër. Kryeministri Mario Monti bëri betimin e qeverisë ditën e djeshme. Kabineti i tij përbehet nga 17 ministra, gjashtë më pak se qeveria e ish kryeministrit Silvio Berluskoni dhe të 17 ministrat, janë teknokratë.

“Pa politikanë, deklaroi kryeministri, puna e qeverisë do të jetë më e lehtë dhe do t’i heqë arsyet për t’u vënë në pozitë të vështirë”.
Vetë kryeministri do të mbulojë edhe ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, meqenëse u thirr për krijimin e qeverisë pikërisht në rolin e tij si ekonomist i zoti e duke marrë përsipër kështu edhe problemet më urgjente dhe të rënda.

Kabineti qeveritar ka tre gra ministre në poste me rëndësi të madhe: ministria e Brendshme, ajo e drejtësisë dhe ministria Punës dhe të Politikave sociale, i janë besuar tre specialisteve femra.

Parashikohet mbështetje e gjerë nga grupimet kryesore. Ndërsa perspektivat duken të mira: ekzekutivi solli ndikimin e tij të parë pozitiv në ekonomi. Në mbylljen e Bursës së Milanos që përkoi me orarin e betimit të qeverisë, brenda pak minutave u regjistrua një rritje prej 1,1%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›