Berisha Gjithcka per modernizimin e sistemit shendetesor
Kryeministri i vendit Sali Berisha sot mori pjesë në inaugurimin e qendrës së shëndetësisë INTERNE, godinë e re që i ofrohet Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Gjatë fjalës së tij Berisha duke vlerësuar punën e palodhshme të mjekëve në “luftën” e përditshme për të shpëtuar jetë njerëzish theksoi se qeveria do të ofrojë gjithë mbështetjen e saj për një sistem shëndetësor modern. Shefi i qeverisë theksoi se ky spital është edhe një homazh për përpjekjet shumë vjeçare të mjekëve.
“Puna juaj është bazuar në sakrificë të mëdha dhe në kushte të vështira por i keni përballuar me dinjitet, keni shpëtuar qindra jetë keni luftuar dhe luftoni me më të keqen që është vdekja. Sot ju keni ngritur dhe po vendosi sistemin shëndetësor të vendit mbi baza të reja. Sot janë shtuar potencialet diagnostikuese dhe janë aplikuar metoda më moderne të mjekimit” iu është drejtuar kryeministri mjekëve.
“Në sistemin tonë shëndetësor krahas sektorit publik që ka qenë dhe do mbetet lidër, ka patur dhe do ketë mbështetje të plotë nga qeveria. Ekziston edhe sektori privat nga i cili qeveria është i vendosur të blejë shërbime. Në këto vite kemi bërë përpjekje të mëdha në fushën e shëndetësisë. Janë rritur me rreth 5 herë financimi dhe ribursimi i barnave. Janë investuar në aparatura më shumë se 40 milion dollarë. Do bëjmë gjithçka për modernizimin për sistemin tonë shëndetësor”,- theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë gjithçka për nxitjen e kërkimit shkencor në çdo klinikë pasi sipas tij ai është thelbësor për të reformuar sistemin shëndetësor.