Greqi, mblidhen deputetët e PASOK dhe Demokracisë së Re
ATHINE - Papandreu iu bën thirrje deputetëve të PASOK, të votojnë paketën e masave nesër në Parlament, në këmbim të ndihmës financiare të domosdoshme për vendin.
Para deputetëve të PASOK, kryetari i partisë Jorgos Papandreu theksoi se partia e tij ka mbajtur gjithmonë mbi supe fatet e vendit dhe tani të gjithë duhet të marrin sërish përgjegjësitë, duhet të luftojnë të shpëtojnë Greqinë dhe qytetarët e saj. Mua më fyen, më shanë tradhtar, por unë injorova kostot politike, tha Papandreu
“Para nesh është dilema; të sakrifikojmë shumë apo të humbasim gjithcka? Jemi shumë pranë burimit për të pirë ujë” – tha Papandreu, ndaj ta marrim paketën e ndihmës, të zvogëlojmë borxhin”.
Papandreu sqaroi se “Falimentim do të thotë dështim i plotë i shtetit, do të thotë që shteti të mos ketë mundësi të paguajë pagat, pensionet, spitalet, shkollat, rrugët. Falimentim do të thotë të rrëzojmë standardin tonë të jetesës". Ai kujtoi gjithashtu se me falimentimin Greqia del nga Eurozona dhe kjo është shumë domethënëse për cështjet kombëtare të Greqisë.
Shqetësimi është se disa deputetë të PASOK, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë paketën e masave, madje njëri prej tyre la edhe mandatin e deputetit.
Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, kreu i partisë Antonis Samaras kritikoi qeverinë e PASOK e cila, sic tha ai, ishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për pasojat katastrofike të memorandumit.
Sipas tij, Greqia përballet me një rrezik të madh, ku rrezikohet liria, pavarësia, ekzistenca.
“Receta e Memorandumit të masave ishte gabim katastrofik dhe ne nuk i ndryshojmë pozicionet tona, por mund të parandalojmë rrezikun”, tha Samaras.
Ai gjithashtu njoftoi se DR do të kërkojë shpërndarjen e menjëhershme të parlamentit dhe zgjedhje të reja, pasi sipas tij ekziston frika se nëse zgjedhjet nuk zhvillohen, në Greqi do të shpërthejnë trazira sociale, të cilat do të transmetohen edhe në Evropë.
Mbledhja e grupeve parlamentare të PASOK dhe Demokracisë së Re zhvillohen para votimit të masave nesër në Parlament.