Bora, ministrat në terren, Vasili në Kukës, Imami në Librazhd
TIRANE- Ministrat në terren nga situata e krijuar prej borës. Petrit Vasili shkon në Kukës, ndërsa Arben Imami në Librazhd.
Imami ka qënë i pranishëm gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, ku ka apeluar për shmangien e dëmeve në njerëz.
Imami deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim mes komunave e bashkisë, më qëllim që të “sigurohet gjithcka në zonat në nevojë”.
Nga ana e tyre, krerët e komunave kanë shprehur vështirësitë për të ndërhyrë në zonat e izoluara. Ata thonë se “nuk ka karburant për mjetet borëpastruese”.
Raportohet se në disa fshatra të Librazhdit si pasojë e reshjeve të borës është, është pezulluar edhe mësimi.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka vizituar këtë të shtunë spitalin rajonal të Kukësit. Nga ky spital Vasili theksoi se situata paraqitet shumë e vështirë dhe se dikasteri i shëndetësisë është vënë në gatishmëri maksimale.
“Mjekët e spitalit të Kukësit janë në shërbim 24 orë, pa pushim për cdo rast. Bëj thirrje të tregojnë kujdes të vecantë, fëmijët dhe të moshuarit”, theskoi Vasili.
(m.a/d.b/BalkanWeb)