Greqi mbyllet gazeta To Vima
Sipas pronareve te grupit mediatik DOL qe ka ne pronesi edhe gazeten Ta Nea mbyllja e versionit te perditshem te gazetes eshte kryer si pasoje e nevojave bashkekohore per shtypin e shkruar duke sjelle si shembull se vetem 8000 vete blinin gazeten ne treg kurse vizitoret e faqes se saj se internetit ishin mbi 82000 ne dite.
Por burime te brendshme gazetareske pohojne se kriza ekonomike qe po kalon vendi ka sjelle ne menyre te ndjeshme reduktimin e shitjeve dhe uljen e madhe te reklamavendersa ka edhe zera qe deshmojne se politika proqeveritare qe trumbetonte kjo gazete eshte shkaktarja kryesore qe ka bere qe njerezit te mos e blejne me.
Tashme To Vima qe ka nje histori 90-vjecare ne Greqi do te ruaje versionin e shtypur te se dieles si dhe botimin e saj te perditshem ne faqen e internetit prej 1 Janarit.
Nderkohe gjithe qarqet gazetareske ne vend jane prononcuar ne mbeshtetje te gazetareve dhe nenpunesve qe do te humbasin punen tek gazeta ne fjalendersa paralelisht probleme te medha me reduktime rrogash dhe pushime nga puna vihen re edhe ne kanalet e medha televizive te vendit.
Unioni i gazetareve te Greqise ka shpallur te marten ne daten 30 nentor nje greve te pergjithshme ne te gjithe mediat greke ne shenje proteste per pasojat e krizes ne shtypin e shkruar dhe ate viziv.