E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi 2015: Kosova te ndryshoje imazhin

Imazhi i Kosoves ne bote duhet te ndryshoje. Kete perfundim ka nxjerre nje raport i publikuar sot ne Prishtine nga Forumi 2015, qe iu referohet pasqyrimeve per Kosoven nga institucione, organizata, iniciativa dhe media te ndryshme boterore.

Raporti perfshin problemet kryesore me te cilat ndeshet Kosova, si dhe rekomandimet e institucioneve nderkombetare per ceshtjet e trafikimit te qenieve njerezore, konfliktit nderetnik, korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Pas prezantimit te raportit referuesit theksuan se imazhi eshte i rendesishem, sidomos per nje shtet te ri si Kosova, qe aspiron te behet pjese aktive e diplomacise boterore, si dhe per thithjen e investimeve te huaja.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›