Sejdiu: Ja perse jemi kunder planit te OKB

Ne nje interviste per BBC, kreu i shtetit kosovar ka dhene edhe arsyet perse plani ne fjale kundershtohet.
“Se pari, sepse Prishtina eshte anashkaluar ne kete proces, verejtjet tona nuk jane marre parasysh. Ndersa ceshtja tjeter qendron ne faktin se ne tre fusha te rendesishme qe tregojne shtetesine e nje vendi, policia, doganat dhe gjyqesori, dalin nga kuadri qe ne kemi parashikuar dhe nuk perputhen me Kushtetuten”, ka sqaruar Sejdiu.
Me tej presidenti kosovar ka deklaruar se Kosova eshte e gatshme ta prese EULEX qe ne dhjetor, por ka theksuar se misioni duhet te veproje sipas pakos se Ahtisarit.
“Nuk ka arsye qe EULEX te mos vendoset ne Kosove ne dhjetor. Misioni do te kete bashkepunimin e plote te institucioneve kosovare, por duhet te veproje sic eshte parashikuar ne projektin “Ahtisari””, ka shtuar Sejdiu.