Arrestimi i gjermaneve, konfirmon Berlini

Ministria e Jashtme gjermane ka konfirmuar lajmin per arrestimin e tre shtetasve gjermane ne Prishtine, por nuk ka dhene asnje hollesi mbi ta.
Nderkaq, ambasada gjermane ne Prishtine pohon se eshte ne kontakt me autoritetet kosovare dhe vete te ndaluarit. Sipas dikasterit te diplomacise se Berlinit, tre shtetasit gjermane jane ne perkujdesje konsullore.
Ata nuk jane diplomate, police, ushtare apo eksperte nderkombetare, sakteson me tej burimi. Ata jane arrestuar pasi dyshohen per shperhtimin e ndodhur me 14 nentor tek ndertesa e Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine.